Sot Kuvendi sërish seancë maratonë, nga votimi për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese te kryetari i autoritetit të dosjeve

22 Dhjetor 2022, 10:16 | Përditesimi i fundit: 2022-12-22 14:44:03

Ditën e sotme do të mblidhet sërish Kuvendi për të vijuar seancën maratonë. Kuvendi mbyll sesioni dhe për këtë arsye pritet që seanca të zgjasë pasi janë një sërë projektligjesh që pritet të kalojnë. Ndër më kryesoret është edhe zgjedhja e kryetarit të Autoritetit të Dosjeve, zgjedhja e Avokatit të Popullit, si edhe anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, pikë e cila pritet të sjellë debate në Kuvend.