Ambasadorët dhe Konsujt e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë do të mblidhen këtë të hënë në Tiranë në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë nga 26-28 gusht Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.
Konferenca treditore ka nisur në orën 09.30, ku kryeministri Edi Rama dhe ministrat, Pirro Vengu, Ministri i Mbrojtjes dhe Petrit Malaj, Ministri i Financave kanë shkuar në pallatin e Kongreseve, ku po mbahet konferenca.