Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore 2023! OSBE-ODIHR thirrje për paqe, Begaj kërkon garantimin e procesit të rregullt

14 Prill 2023, 17:46

1 muaj para zgjedhjeve vendore 2023, sot më 14 prill nis zyrtarisht fushata zgjedhore. Një ditë më parë Organizata më e rëndësishme ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve, OSBE-ODIHR dha mesazhin e qartë që fushata duhet të jetë paqësore dhe e hapur, ndërsa komunikimi politik të jetë sa më konstruktiv dhe në zbatim të ligjit shqiptar e standardeve ndërkombëtare.