Sot zgjedhjet, mbi 3 milionë e 650 mijë shqiptarë thirren për të votuar për 61 kryebashkiakë e 'parlamentet' vendore! Ja kandidatët në gjithë vendin

14 Maj 2023, 06:35 | Përditesimi i fundit: 2023-05-14 13:36:46

Mbi 3 milionë e 650 mijë shqiptarë janë thirrur sot të votojnë në zgjedhjet e nënta vendore të historisë së Shqipërisë postkomuniste. Pas bojkotit të zgjedhjeve të vitit 2019 nga opozita sot rikthehet gara për ‘fronet’ vendore, për drejtuesit e 61 bashkive të vendit, për të cilat konkurrojnë 144 kandidatë, përfshirë 2 të pavarur.