Spahiu: Ambasada takoi deputetët e rinj si mesazh që SHBA nuk heq nga lista e zezë liderët e vjetër!

8 Gusht, 14:27 | Përditesimi: 8 Gusht, 14:27

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë më aleatë të kësaj PD-je që drejtohet nga liderët e vjetër me në krye Sali Berishën.

Madje edhe takimi që mbajti me deputetët e rinj të të gjitha subjekteve politike që do të jenë në parlamentin e ardhshëm, ishte mesazh i qartë se nuk i heq nga lista e zezë liderët e vjetër.

Kështu u shpreh për Report Tv juristi kreshnik Spahiu, i pyetur për takimin që selia diplomatike amerikane në Tiranë, zhvilloi me ligjvënësit e rinj të Kuvendit.

E.H/Shqiptarja.com