Spahiu: Engert Pëllumbi që gjykon dosjen Veliaj, ndër gjyqtarët më të ndershëm dhe me integritet

10 Mars 2025, 17:55 | Përditesimi: 10 Mars 2025, 17:55

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet nesër në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohet ankimi i masës së sigurisë arrest me burg. Juristi Kreshnik Spahiu thotë se gjyqtari që do të vendosë për masën, Engert Pëllumbi, është një ndër gjyqtarët më të ndershëm në magjistraturës shqiptare.

“Nesër një nga gjyqtarët më të ndershëm, integritet, karakter, të magjistraturës shqiptare, një gjyqtar që me modestinë e tij ka bërë një karrierë të sigurt, Engert Pëllumbi ka nesër në dorë pjesërisht çështjen e fatit të dosjes Veliaj”, tha Spahiu.

r.k./Shqiptarja.com