Spaho në Kuvend: Dëgjova që do kërkoni që deputetëve të mos u rriten rrogat, e turpshme

13 Prill 2023, 11:34

Deputeti i ‘Rithemelimit’ Edmond Spaho teksa po fliste për shpërndarjen e fondeve të partive politike tha se ka dëgjuar që deputetët socialistë do të kërkojnë që të mos u rritet rroga. Ai tha se kjo është e turpshme.

“Vendimi për paratë duhet të ridiskutohet. Kodi thotë që lekët duhet t’i marrin partitë që angazhohen në fushatë elektorale ndërkohë që ju ia jepni atyre që nuk ekzistojnë.

Ndërkohë kam dëgjuar që deputetët e mazhorancës do të ndërmarrin një nismë që nuk do të pranojnë rritjen e rrogave. Kjo është e turpshme. Duan ta barazojnë deputetin me një përgjegjës sektori në ministri”, tha Spaho.