SPAK e akuzon se përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i ‘Partizanit’, Berisha merr në mbrojtje dhëndrin: Malltezi nuk mori as 10% të pronave që i takojnë

23 Tetor 2023, 13:07

SPAK e akuzon dhëndrin e Sali Berishës, Jamrbër Malltezin se ka përfitur 5.4 mln euro nga privatizimi i kompleksit sportiv Partizani. Por në një deklaratë për mediat, ish-kryeministri e mori në mbrojtje dhëndrin e tij duke thënë se ai s’ka marrë as 10% të asaj çfarë i takonte në atë pronë.