SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, PD: Vendim i vonuar! Bardhi kërkesë Nikollës: Mblidh Këshillin e Mandateve menjëherë

10 Korrik 2023, 15:16

Kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, Partia Demokratike e konsideroi lajm të  mirë por të vonuar. Përmes kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhit PD i kërkoi zyrtarisht Kuvendit të mos vonojë autorizimin, ndërsa Kreu i Rithemelimit Sali Berisha tha se Ahmetaj të tregoi se firmën për inceneratorët ia imponoi Rama.