Speca pufka me presion
Përbërësit:
- 1 kg speca të kuq
- 1 lugë çaji me kripë
- 1 filxhan kafe me vaj ulliri
- 2 filxhan kafe me uthull molle
- 3-4 thepinj hudhër
- 2-3 gjethe dafinë
- 1 lugë çaji me piper kokërr
Përgatitja:
Në tenxheren e presionit vendosim specat e pastruar nga farat, shtojmë hudhrat, piperin, dafinën, kripën,vajin dhe uthullën. E vendosim të ziejë derisa të fillojë fishkëllima e presionit. E largojmë nga nxehtésia edhe i lëmë të ftohen plotësisht, pastaj i vendosim në vazo qelqi dhe i konsumojmë gjatë javës.




















