Speca me ullinj dhe domate nga zonja Vjollca

13 Maj 2020, 11:06

Speca me ullinj dhe domate Përbërësit: 500 gr speca (miks ngjyra) 2 thelpinj hudhra 1 qepë kripë dhe piper I zi 1 lugë çaji sheqer 2 lugë gjelle uthull e bardhë 400 gr domate (ose pure domate) Borzilok 70 gr ullinj

Përgatitja: Ngrohim vajin në tigan, shtojmë në të 2 thelpinj hudhra, I lëmë të aromatizojnë vajin dhe shtojmë qepën të prerë në fije. E lëmë qepën derisa të ulë volumin dhe shtojmë specat të prerë në kubikë, shtojmë kripë dhe piper të zi, uthull, e përziejmë dhe vendosim kapakun për 10 minuta. Largojmë hudhrat, shtojmë domatet të bëra pure dhe pak sheqer. Vendosim kapakun dhe e lëmë 15 minuta në temperaturë mesatare duke shtuar në të ullinjtë. Shtojmë dhe borzilok dhe pasi të kalojë kjo kohë e largojmë dhe menjëherë e shërbejmë.