Speca pufka me gjizë dhe vezë nga zonja Mirela

1 Tetor, 11:23 | Përditesimi: 1 Tetor, 11:23

Speca pufka me gjizë dhe vezë

Përbërësit:

  • 4 speca
  • 500 g gjizë
  • 4 vezë
  • Majdanoz
  • Kripë dhe piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Specat i pastrojmë nga bishti edhe i mbushim me gjizë jo deri lart, i vendosim të piqen në furrë për 10 minuta pastaj shtojmë vezën edhe i pjekim edhe 10 minuta sa te bëhet veza. I shërbejmë me majdanoz dhe vaj ulliri.

MC/Shqiptarja.com