Speca të mbushura me gjizë nga zonja Albana

3 Maj 2023, 11:57

Speca të mbushura me gjizë dhe erëza

Përbërësit:

  • 2 speca jeshil
  • 2 speca të kuq
  • 150 gr kos
  • 200 gr gjizë /djathë
  • 50 gr djathë i butë
  • 1 lç spec i kuq pluhur i ëmbël
  • 1 ls vaj ulliri
  • Hudhër pluhur
  • Nenexhik i thatë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Specat pasi i kemi larë, i bëjmë një çarje në mes dhe pastrojmë farat. Në një enë bashkojmë gjizën ose djathra të thërrmuar, kosin, nenexhikun, hudhrën pluhur, kripën dhe piperin. I përziejmë mirë dhe me këtë masë mbushim specat. Hedhim pak vaj ulliri dhe i vendosim të piqen në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.