Spinaq me qiqra dhe qepë të njoma nga amvisa Dhurata Dino

18 Nëntor, 11:54 | Përditesimi: 18 Nëntor, 11:54

Spinaq me qiqra dhe qepë të njoma

Përbërësit:

  • 1 tufë spinaq
  • 500 gr qiqra
  • 1 tufë koper
  • 2 karrota
  • 1 qepë e thatë
  • 3 qepë të njoma
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 domate
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Qiqrat i kemi zjerë paraprakisht. Kaurdisim qepën e thatë dhe qepët e njoma të grira imët. Hedhim pak kripë për të ndihmuar zbutjen e qepëve dhe më pas shtojmë hudhrën dhe karrotat e prera në kubikë të vegjël. Vendosim kapakun dhe i lëmë perimet të zbuten. Më pas shtojmë spinaqin e prerë hollë, domaten e prerë në kubikë të vegjël dhe qiqrat e ziera. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, i lëmë të lidhen pak aromat me njëra-tjetrën dhe më pas shtojmë ujë të ngrohtë. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare. Në 5 minutat e fundit shtojmë koperën e freskët të grirë imët.

MC/Shqiptarja.com