Spiropali bën bilancin e Kuvendit: Vota e diasporës dhe njohja e pensioneve arritje kryesore, thellojmë integritetin e institucioneve të drejtësisë

17 Mars 2025, 15:24 | Përditesimi: 17 Mars 2025, 15:24

Në seancën e fundit plenare para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi një bilanc të punës së legjislaturës së fundit. Ajo theksoi disa arritje kyçe, përfshirë reformën zgjedhore që mundësoi votën e diasporës dhe marrëveshjet për njohjen e ndërsjellët të pensioneve me vende të huaja.

Spiropali njoftoi se 16 marrëveshje për pensionet tashmë përfshijnë 800 mijë shqiptarë, ndërsa ajo me Italinë do të hyjë menjëherë në fuqi. Ajo shtoi se synimi është zgjerimi i këtyre marrëveshjeve edhe me vende të tjera, përfshirë Greqinë, me të cilën shpreson të finalizojë negociatat në legjislaturën e ardhshme.

r.k./Shqiptarja.com