Spiropali kërkon të largohet garda nga Foltorja, iu drejtohet deputetëve të Berishës: S’ju kemi frikë! Vokshi e Noka i bien tryezës

20 Korrik 2023, 12:44

Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali ka kërkuar që garda të largohet nga Foltorja, megjithëse kjo e fundit është uzurpuar nga deputetët e grupimit të Sali Berishës. Spiropali tha se garda mund të largohet pasi nuk kanë frikë, ndërsa opozita kryesisht deputetja Albana Vokshi dhe Flamur Noka godisnin foltoren duke krijuar zhurmë.