Spiropali uron Kurban Bajramin: Festat, të mirat dhe mesazhet duhet t’i ndajmë mes nesh

6 Qershor, 11:30 | Përditesimi: 6 Qershor, 11:30

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin.

Nga Komuniteti Mysliman shqiptar, ajo tha se kjo ditë është festë për të gjithë pavarësisht besimeve.

“Siç është edhe tradita jonë shqiptare, e harmonisë dhe vëllëzërisë mes besimeve. Ditët si kjo nuk janë vetëm të komunitetit mysliman, por të gjithë shqiptarëve. Festat i ndajmë mes nesh, të mirat dhe mesazhet duhet t’i ndajmë mes nesh.”, u shpreh Spiropali për mediat.

I.M/Shqiptarja.com