Sportistët elitarë me grada honorifike në ushtri, opozita kundërshton: PS po e përdor për zgjedhje, ofendim për FA! Peleshi: Duam t'i mbështesim

17 Janar 2023, 17:30

Deputetët e opozitës kundërshtuan projektligjin e qeverisë për gradat honorifike të sportistëve gjatë diskutimit në komisionin e Sigurisë me pretendimin se PS po e përdor këtë çështje për zgjedhjet dhe se nuk është dinjitoze për ‘Forcat e Armatosura’. Ministri Peleshi tha në komision se drafti është hartuar nga ushtarakët dhe është mirëpritur edhe nga sportistët.