Starmer në Tiranë: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake

15 Maj 2025, 12:52 | Përditesimi: 15 Maj 2025, 12:57

Kryeministri britanik Keir Starmer uroi kryeministrin Rama për fitoren në konferencën për shtyp.

Përgëzime, urime për fitoren zgjedhore dhe është vërtetë gjë e madhe që jam në Shqipëri.  Ecuria jonë e përbashkët dhe progresi në uljen  numrit të gomoneve, ka qenë ulje e konsiderueshme dhe kjo është mesazh i qartë i asaj që arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht me njëra tjetrën. Kemi edhe marrëveshjen tonë të përbashkët për transferimin e personave të dënuar. Dëshirojmë që këta të dënuar të vuajnë dëbim në Shqipëri. Kemi mbështetur të rinjtë që të kenë jetën në Shqipëri. Shqipëria është aleat i fortë i NATO-s dhe partner kyç në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

r.k./Shqiptarja.com