Stavri Mina, mjeku dhe poeti në Shënavlash

11 Nëntor 2019, 11:24

Veri Jug ju propozon të ndiqni reportazhin e realizuar në fshatin shënaVlash të Durrësit, me mjekun dhe poetin Stavri Mina. Historia e jetës dhe karriera e mjekut Mina. Vitet e punës në Tropojë pas studimeve, rikthimi në vendlindje, në Spille dhe emërimi në fshatin shënaVlash, ku ka gati 20 vjet që punon dhe drejton ambulancën e fshatit. Përkushtimi i stafit të ambulancës në shërbimet mjeksore përmbi 6.500 banorë të shënaVlashit. Rastet e emergjencave, shpëtimi i jetës së njeriut si histori suksesi për mjekun Mina. Më pas, një intervistë buzë detit ju njeh me profilin e poetit Stavri Mina dhe përgatitjet për botimin e një vëllimi të ri me poezi. Takimet me korifejtë e letrave shqipe, si një eksperiencë pozitive për mjekun dhe poetin Stavri Mina.