Studio franceze L’AUC shpallet fituese për projektin e zhvillimit urban të zonës së ish-Cirkut

7 Prill 2025, 22:15 | Përditesimi: 7 Prill 2025, 22:56

Mbrëmjen e sotme është shpallur studioja fituese për zhvillimin e zonës së ish-Cirkut në qendër të Tiranës. Sipas jurisë, studioja L’AUC kishte projektin më të përshtatshëm për të zhvilluar strategjinë urbane sipas masterplanit të Tiranës.

Juria e vlerësoi studion franceze me votim unanim, sipas prezantuesit që bëri të ditur vendimin. 

"Vendimi unanim i jurisë ishte L’AUC si fituese – mund edhe të duartrokisni tani. Edhe siç e thashë më parë, përpara se t’ju shpallim fitues të këtij projekti, më lejoni të përmend disa nga gjërat që kemi diskutuar në juri. Janë disa gjëra që ju do të duhet t’i përpunoni ose t’i merrni në konsideratë. Një nga çështjet ka të bëjë me pozicionin e teatrit – ne e kuptojmë tërësisht. Gjërat që janë bërë nga ana tjetër janë realizuar për të tërhequr njerëzit që të vijnë në këtë zonë. Megjithatë, ne mendojmë se, pavarësisht strategjisë suaj, ju do të gjeni mënyrën e duhur për ta ndryshuar këtë situatë."-tha drejtuesi jurisë

I.M/Shqiptarja.com