Sula ironi në Kuvend: Përgatisni një ligj për parlamentarët pensionistë, kanë nevojë të rrinë me nipërit! PS-së i është mërzitur pushteti, por i ka ngelur në dorë

16 Qershor, 16:41 | Përditesimi: 16 Qershor, 16:41

Deputeti Dashnor Sula, i cili s’do të jetë më pjesë e Kuvendit, me ironi iu sugjeroi ligjvënësve të zgjedhur më 11 maj që të propozojnë një ligj për parlamentarët pensionistë. Sipas Sulës, edhe ata kanë nevojë të rrinë me nipër e mbesa dhe jo të harxhojnë kohë në Kuvend. Një ironi e pati edhe kolegët socialistë për të cilët tha se ka dëgjuar se shkojnë dhe luten në Kishë të Laçit që situata në PD të vazhdojë e njëjtë. Sula shtoi se edhe Partisë Socialiste i është mërzitur pushteti, por s’ka kush ta marrë dhe i ka ngelur në dorë.

 

r.k./Shqiptarja.com