Sula jashtë listave/ Berisha: Nuk janë miratuar akoma, mund të ndërrojë mendje! Largimi i maqedonasve? Tradhti

12 Mars 2025, 16:45 | Përditesimi: 13 Mars 2025, 00:06

Ndërsa sot është afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë, PD ka mbledhur Kryesinë. Para selisë blu, Berisha komentoi lënien e Dash Sulës jashtë listave dhe largimin e maqedonasve nga koalicioni. Berisha tha për gazetarët se listat nuk janë miratuar akoma dhe se Sula mund të ndërrojë mendje. Për largimin e Vasil Sterjovski të Aleancës së Maqedonasve, e quajti tradhti.

“Nuk më shkon mua të nxjerr listën që s’është miratuar. Po mendoj për qeverinë pas 12 majit. Unë them po përgatis qeverinë, ti thua dorëheqjen

Saç është i vjetër njeriu është edhe tradhtia”, tha Berisha.

I.M/Shqiptarja.com