Sulmet e Berishës, kandidatja e PD për Vaun e Dejës flet për Report Tv: Nuk tërhiqem nga gara, presion demokratëve që mos të më votojnë! Po faktorizon Metën

1 Prill 2023, 13:34

Kandidatja e Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Klomentina Drini ka folur në Report Tv pas sulmeve që Sali Berisha bëri kundrejt saj teksa prezantoi kandidatin e tij Zef Hilën para demokratëve. Me bindje të plotë, Drini thotë se nuk do të tërhiqet nga gara pavarësisht çdo lloj presioni që mund të marrë nga pala tjetër.