Supë e stinës
Përbërësit:
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 karrotë
- 1 qepë
- 1 spec i kuq
- 1 lgj miell
- 1 fç makarona për supë
- 100 gr mish i zjerë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht në një tenxhere me pak vaj ulliri kaurdisim një qepë të grirë imët dhe karrotë të grirë në rende. Më pas shtojmë specin e grirë dhe pak miell. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë makaronat dhe buljonin. Në fund fare shtojmë mishin e zierë të bërë në copa të vogla. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak gjalpë dhe e servirim me majdanoz të freskët.