Supë krem brokoli

1 Janar 2021, 16:29 | Përditesimi i fundit: 2021-01-01 16:30:07

Supë krem brokoli

Përbërësit:

500 gr brokoli

3 lugë gjelle vaj ulliri

5 qepë të njoma

2 patate ( 200 gr)

1 gotë qumësht

kripë

1 litër ujë ose lëng perimesh

Dekori:

boçe të vogla brokoli

kubikë buke të skuqura

Përgatitja:

Fillimisht ruajmë disa boçe të vogla brokoli. E shpëlajmë mirë dhe e lëmë mënjanë. Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin ( 2 lugë gjelle( dhe kaurdisim qepën deri sa të jetë transparente, shtojmë patatet në kubikë të vegjël I kaurdisim sëbashku duke shtuar 1 litër ujë ose lëng perimesh vendosim kapakun dhe I lëmë perimet të ziejnë mirë për 20 minuta. Kalojmë supën në blender deri sa ajo të bëhet një krem I lidhur. Shtojmë qumështin rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Në një tigan me vaj kaurdisim kubikë buke sa të zverdhen lehtë. Servirim supën duke e dekoruar me boçe të vogla brokoli dhe kubikë buke të thekur. E spërkasim me pak vaj uliiri ( 1 lugë çaji).