Supë krem karrotë nga zonja Vjollca

30 Tetor 2020, 13:37

Supë krem karrotë

Përbërësit:

500 gr karrota

pak vaj ulliri

1 thëlpi hudhër

2 cm xhinxher

1 qepë

1 copë presh ( pjesa e bardhë)

1 patate

1 litër ujë

kripë dhe piper I zi

3 gjethe sherebel

1 filxhan çaji ( 150 ml)

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim vajin, 1 thelpi hudhër, dhe 2 cm xhinxher , qepë, presh I kaurdisim deri sa qepa dhe preshi të zbuten. Shtojmë karrott dhe patatet I përziejmë për 2 minuta dhe shtojmë ujë ose lëng perimesh. Sa të mbulojmë, kripë pak piper, sherebel dhe I lëmë perimet të ziejnë për 20-25 minuta. Lrgojmë nga tenxherja sherebelin para se te kalojmë supër në blender dore. Pasi e bëjëm supën  krem shtpjmë në të 1 filxhan caji qumësht e lëmë të marrë valë, kontrollojmë shijen dhe më pas e shërbejmë supën të ngrohtë.