Supë krem kungullI të verdhë nga zonja Vjollca

6 Janar 2021, 10:31

Supë krem kungull të verdhë

Përbërësit:

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 thelpinj hudhra

1 qepë

500 gr kungull I verdhë

kripë dhe piper të zi

arrëmoskat

Dekorojnë pjatën

Fara kungulli 1 lugë çaji

krem pana 1 lugë gjelle

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri, hudhra në copa e kaurdisim 2 sekonda dhe e shtojmë qepën të prerë në fije duke e përzjerë deri sa të zbutet pak shtojmë kungullin të prerë në kubikë ose feta të holla, të vogla, I përziejmë përbërësit sëbashku dhe vendosim kapakun dhe I lëmë të zbuten për 5 minuta në temperaturë mesatare. Pas 5 minutash hapim kapakun dhe I përziejmë përsëri shtojmë piper të zi, arrëmoskat dhe I përziejmë përsëri për 1 minuta, shtojmë ujë 700 ml dhe I lëmë të marrin valë për 10 minuta, pas 10 minutash shtojmë kripën , ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë dhe 2-3 minuta të tjera. E largojmë nga zjarri e lëmë të bjerë pak temperatura dhe e kalojmë në blender dore duke e kthyer supën në krem. E vendosim përsëri në ngrohje duke e serviruar të dekoruar në 1 lugë caji fara kungulli për cdo pjatë dhe 1 lugë krem pana.