Supë krem perime me peshk nga zonja Vjollca

7 Prill 2021, 10:54 | Përditesimi i fundit: 2021-04-07 11:06:23

Supë krem perime me peshk

Përbërësit:

500 gr peshk

1 qepë e vogël

2 thelpi hudhër

1 patate

1 karrotë

1 degë selino

100 ml verë të bardhë

2 domate

pak vaj ulliri ( 2 lugë gjelle)

1 lugë gjelle gjalp

1 gjethe dafinë

kripë dhe piper i zi

majdanoz

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim peshkun të pastruar dhe disa kokrra piperi, selino, lëngun e 1/2 limon, verë të bardhë, kripë shtojmë ujin 1.5 litër dhe e lëmë peshkun të ziejë deri sa tuli të shkëputet nga hala.

Ndërkohë në një tenxhere shkrijmë gjalp, vaj, qepën të grirë hollë, perimet të prera në kubikë të vegjël i kaurdiism mirë për 2-3 minuta, hudhra, domaten pa lëkurë dhe fara në kubikë. Kullojmë peshkun dhe lëngun e tij e shtojmë tek perimet dhe 1 gjethe dafinë dhe e lëmë supën të ziejë për 15 minuta. Ndërkohë qërojmë peshkun nga halat dhe lëkura dhe e copëtojmë në copëza. Pasi ziejnë perimet i kalojmë në blender dhe i kthejmë në krem. Shtojmë copat e peshkut  piper, majdanoz dhe e shërbejmë supën të ngrohtë.