Supë kungulli
Përbërësit:
- 500 gr kungull i verdhë
- 2 karrota
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhra
- Pak vaj ulliri
- 100 gr fara kungulli
- Bukë të thekur
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë kungullin nga farat dhe një pjesë të farave i vendosim në furrë të piqen së bashku me disa feta buke, të cilat i aromatizojmë me erëza, kripë dhe pak vaj ulliri. Ndërkohë nisim me përgatitjen e supës duke kaurdisur fillimisht qepën së bashku me hudhrën. Pasi qepa bëhet pak transparente shtojmë karrotat e prera në rondele dhe kungullin në kubikë. Hedhim pak ujë, kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i lemë derisa të zbuten. Më pas e frulojmë supën duke e kthyer në kremoze dhe e servirim me bukën e thekur dhe me farat e kungullit të pjekura.