Supë me perime, plot shije dhe vlera nga zonja Mirela

16 Nëntor, 10:49 | Përditesimi: 16 Nëntor, 10:49

Supë me hikërr dhe perime

Përbërësit:

  • 200 g hikërr Teuta
  • 300 g kungull i verdhë
  • 1 karrotë
  • 1 presh
  • 1 patate
  • 1 thelpi hudhër
  • 100 g pançetë Tona
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 1 degëz rozmarinë
  • Ujë (ose lëng perimesh) sipas dëshirës
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në tenxhere kaurdisim preshin, pataten, karrotën dhe kungullin e grirë imët, shtojmë hudhrën, rozmarinën edhe hikrrën pasi e kemi larë me ujë të rrjedhshëm. Shtojmë lëng perimesh, piper dhe e lëmë të ziejë derisa të jetë gati. E shërbejmë me vaj ulliri të freskët dhe rozmarinë të grirë imët.

MC/Shqiptarja.com