‘Ta nisim nga vetja’, Gështenja publikon përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve: As unë dhe as familjarët e mi nuk ka asnjë lidhje me ish-sigurimin e shtetit

15 Janar 2023, 16:20

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja e ka nisur nga vetja verifikimin e pastërtisë së figurës. Ai ka zbuluar se i është drejtuar zyrtarisht Autoritetit të Dosjeve, nga ku ka marrë përgjigjen se “nuk ka asnjë lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, as ai dhe as familjarët e tij”.