Tabaku: Situata dramatike e mjekëve nuk zgjidhet me forcë! E pamundur të diskutohen projektligje kaq të rëndësishme në 2 javë

6 Korrik 2023, 11:44

Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria e kuptoi më në fund situatën dramatike të mjekëve por shprehet se kjo cështje nuk zgjidhet me forcë. Duke iu referuar projektligjit për kanabisin mjekësor dhe projektligjit për studentët e mjekësisë, thotë se s’mund të shqyrtohen për 2 javë.