Tabaku thirrje Ahmetajt: Bashkëpuno me SPAK, t’i çojmë deri në fund hetimet për aferën e inceneratorëve

11 Korrik 2023, 10:37 | Përditesimi i fundit: 2023-07-11 14:32:36

Deputetja e Partisë demokratike, Jorida Tabaku doli në një deklaratë për mediat pas kërkesës së SPAK që i kërkon Kuvendit autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetajt. Në fjalën e saj, Tabaku i bëri thirrje Ahmetajt që të bashkëpunojë me SPAK që t’i shkohet deri në fund aferës së Inceneratorëve.