Tartë me mollë pa gjalp nga zonja Vjollca

1 Mars, 11:45

Tartë me mollë pa gjalp

Përbërësit:

3 mollë

1 lugë gjelle lëng limoni

 2 lugë gjelle sheqer

 2 vezë

150 gr sheqer

 150 ml qumësht

 50 ml vaj

250 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

 sheqer pluhur

Përgatitja:

 Lajmë qërojmë mollët, njërën prej tyre e ruajmë për të dekoruar tartën 2 të tjerët I presim në copëza të holla të vogla. I spërkatim me një lugë lëng limoni dhe I përziejmë shtojmë 2 lugë gjelle sheqer dhe përsëri I përziejmë dhe I lëmë mënjanë. Në një tas vendosim vezët e plota, sheqerin I përziejmë sëbashku deri sa sheqer I të shkrijë, shtojmë qumështin, vajin, miellin, pluhur pjekës, mollët e copëtuara hollë, I përziejmë mirë. Transferojmë brumin e përgatitur me mollë në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. Në fund dekorojmë tartën me feta molle dhe e vendosim në furrë në temepraturë 180 gradë Celsius për 30-35 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të bjerë temperaturë dhe e pudrosim me sheqer pluhur.

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha