Tasqebap
Përbërësit:
- 500 g mish viçi
- 2 kokrra qepë
- 4 lugë vaj ulliri
- 1 lugë gjelle miell Ola
- 1/2 flxh çaji verë ose uthull Ponti me ujë
- 2 gjethe dafinë
- 2 thelpinj hudhër
- Spec i kuq pluhur
- Piper i zi
- Kripë
- Domate ose salcë
Përgatitja:
Kaurdisim në tenxhere mishin sa të skuqet e të krijojë kore, me pas shtojmë qepët dhe i skuqim derisa të humbë lagështira. Shtojmë miellin, salcën, verën, dafinën, hudhrat, piperin e kuq dhe te zi, kripën dhe ujë sa të mbulohet mishi. E ziejmë ngadalë derisa mishi të zbutet edhe të mbetet me pak lëng.




















