'Taulant Zarfi, sa zarfe ke plotësuar ti nuk ka plotësuar asnjë punonjës poste', Zhupa: Të gjithë e dinë se këtu nuk ka zgjedhje të ndershme

26 Qershor, 12:42 | Përditesimi: 26 Qershor, 12:42

Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzoi nga foltorja e Kuvendit Ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla se ka ndikuar në procesin e votës së diasporës.

Zhupa tha se vijnë nga raportimi në Strasburg dhe sipas saj të gjithë janë informuar se në Shqipëri nuk janë kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas saj në fakt ka patur shtet elektoral, që shpërndau çdo të mirë elektorale.

r.k./Shqiptarja.com