Tavë me lëng të bardhë nga zonja Vjollca

8 Mars, 11:41

Tavë me lëng të bardhë

Përbërësit:

1 Rosë ose Pulë

1 qepë

4 lugë gjelle miell

3 vezë

3 lugë gjelle oriz

1 lugë çaji piper të kuq

pak salcë domate

2 lugë gjelle lëng limoni ose limontoz pak

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë e pastrojmë rosën ose pulën dhe e presim në copa. E vendosim në një tenxhere dhe e kaurdisim pak me gjalpë sa të kapet mishi dhe më pas e mbulojmë me ujë dhe e lemë të ziejë për 15 minuta. Ndërkohë në një tigan me vaj kaurdisim qepën derisa ajo të bëhet transparente, shtojmë në të pak piper të kuq, pak salcë dhe pasi e shuajmë me pak lëng pule i japim një vale. Më pas e shtojmë qepën tek pula së bashku me pak oriz dhe e lemë të ziejë dhe për 10 minuta së bashku me pulën. Në një tas thyejmë 3 kokrra vezë, i përziejmë mirë dhe shtojmë miellin duke e trazuar mirë së bashku me vezën.

E hollojmë dhe me 1 gotë ujë të ftohtë dhe vazhdojmë trazimin. Largojmë pulën nga zjarri dhe i shtojmë 2 lugë lëng limoni ose pak limontoz për t’i dhënë një shije pak të thartë. Vendosim copat e mishit në një tepsi. Bashkojmë vezët e rrahura me mellin me lëngun e pulës dhe i trazojmë derisa lëngu të trashet. Shtojmë lëngun mbi thelat e mishit në tepsi dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha