Tavë me patate, kos e pulë dhe sallatë pranverore me mix perimesh / Pjesa e dytë

11 Prill 2019, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2019-04-11 11:53:27

Receta e dytë: Sallatë pranverore me mix perimesh

Përbërësit:

200 gr rrepa të kuq

300 gr lakër e bardhë

1 kastravec

150 gr domate qershi

4 qepë të njoma

1 tufë kopër

Marinimi:

1/2 lëng limoni

1 lç mjaltë

1 lç mustardë

4 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim salcën marinuese ku trazojmë në një tas lëngun e limonit me pak kripë, mustardë, mjaltë dhe vaj ulliri Olitalia. I përziejmë mirë derisa të formohet një salcë e plotë.

Presim lakrën shumë hollë, gjithashtu dhe rrepat i presim në feta shumë të holla, kastravecat i presim në gjysmërrathë, domatet qershi në gjysma, qepët e njoma i presim në unaza të holla dhe më pas grijmë dhe koprën imët.

Bashkojmë në një tas sallate të gjithë perimet, shtojmë salcën marinuese, i trazojmë dhe e servirim sallatën menjëherë.