Tavë me speca dhe oriz
Përbërësit:
- 800 gr speca
- 200 gr oriz
- 1 qepë e thatë
- 200 gr mish i grirë
- 3 lgj salcë domate
- 1 lç kripë
- 1 lk piper i zi
- 1 lk piper i kuq
- 1 lç rigon
- Nenexhik
Përgatitja:
Qepën e grirë imët e kaurdisim me pak vaj ulliri duke shtuar edhe mishin grirë. Më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pas kaurdisjes shtojmë salcën dhe specat e prerë mesatarisht. Rregullojmë shijen me kripë e erëza duke shtuar dhe pak ujë të ngrohtë. Tavën me speca e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta.