‘Të huajt dikur na shihnin me përçmim’, Rama nga Gjirokastra: Ishim një vend qesharak, sot dinjitozë në sytë e BE

3 Maj 2025, 11:07 | Përditesimi: 3 Maj 2025, 11:07

Kryesocialisti Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët në Gjirokastër. Rama u ndal te zhvillimet ekonomike dhe turistike të zonës, duke theksuar rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve dhe përmirësimet në infrastrukturë.

Gjatë fjalës së tij, Rama kritikoi skeptikët, duke theksuar se ndryshimet janë të dukshme për banorët e zonës. Ndërsa tha se vendi ka kaluar një transformim të thellë në dekadën e fundit. Nëse para 10 vitesh Shqipëria shihej si një vend “qesharak” nga ndërkombëtarët, sot gëzon respekt dhe një rol dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

r.k./Shqiptarja.com