Të mërkurën në 3 maj vjen sondazhi i pestë i Institutit Piepoli për zgjedhjet e 14 majit

2 Maj 2023, 08:35 | Përditesimi i fundit: 2023-05-02 16:50:45

Të mërkurën në 3 maj vjen sondazhi i pestë i Institutit prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian Piepoli që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet të parashikojë prirjen e votës së partive dhe koalicioneve në nivel kombëtar ndërsa ka kaluar pjesa më e madhe e fushatës elektotale . Si e vlerësojnë qytetarët klimën e fushatës dhe cili subjekt ka përdorur strategjinë më të mirë deri tani ? Gjithashtu në fokus të sondazhit gara për bashkinë më të madhe të vendit. Si e vlerësojnë qytetarët deri tani fushatën e 6 kandidatëve në Tiranë dhe kush është i preferuari i tyre? Rezultatet e sondazhit të pestë të institutit Piepoli të mërkurën ora 21 në emisionin Repolitix.