Të “vjetrit” nesër në Kuvend! ‘Paqja fiskale’ mund të kalojë me verën

28 Maj 2025, 16:27 | Përditesimi: 28 Maj 2025, 16:27

Disa me fitore e disa me dështime në zgjedhjet e 11 majit, deputetët rikthehen nesër në Kuvend. Deri në shtator kur nis punën parlamenti i ri, të vjetrit do dëgjojnë raportimet vjetore të institucioneve të pavarura, përfshirë SPAK-un. Kryeministri Rama ka shprehur ambicien për të miratuar deri në korrik edhe paqen fiskale.

I.M/Shqiptarja.com