Telefonuesi mesazh demokratëve: Rama nuk është komunist por…, s’ka mbetur më asnjë socialist bio

25 Qershor 2021, 09:41

Një zotëri që tha se ka qënë socialist deri në vitin 2013-të kishte një mesazh për të gjithë demokratët kur telefonoi sot në “Shtypi i Ditës dhe Ju’ në Report Tv. Ai tha se Edi Rama nuk është komunist por ballist dhe madje shkoi më tej kur deklaroi: Rilindja pushtoi PS dhe nuk ka mbetur më asnjë socialist bio.