Telefonuesi nuk përmbahet: Ndryshoni mentalitet, lëreni tifozllëkun për partinë, duhet drejtësi

26 Maj 2021, 10:14

I acaruar, irrituar dhe nuk është përmbajtur në mendimet e tij një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai kishte një kërkesë të parë për popullin kur tha se duhet të ndryshohet mentaliteti dhe njerëzit nuk duhet të jenë tifozë të partive. Drejtësia është ajo që duhet më shumë në Shqipëri e mbylli qytetari.