Tensione në Kuvend, Nikolla nuk i jep fjalën, nxehet Asllan Dogjani: Të dalim me një qëndrim për Kosovën, serbët kanë rrëmbyer tre policë

15 Qershor 2023, 11:22

Një situatë tensioni është krijuar në Kuvend. Deputeti Asllan Dogjani kërkoi të flasë për çështjen e Kosovës, por nikolla nuk ia dha fjalën. Dogjani u nxeh dhe u ngrit në Foltoren e Kuvendit dhe kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një qëndrim për situatën në Kosovë, ku tre policë janë rrëmbyer nga forcat serbe.