Tensione në veri, Begaj: Kosova dhe Serbia të dialogojnë, të respektohen marrëveshjet e dakordësuara nga palët

7 Korrik 2023, 12:23

Presidenti Bajram Begaj nga Azerbajxhani ka folur ehde një lidhje me situatën në veri të Kosovës. Begaj tha se dialogu është shumë i rëndësishëm e që vendet ta shohin njëri tjetërin jo përmes mërive të së djeshmes, por sipas mendësive të se ardhmes.

Sipas Begajt, stabiliteti rajonal është shumë i rëndësishëm e se Kosova dhe Serbia janë palë dialoguese për zgjidhjen e çdo mos-marrëveshje dhe të ndërtimit të një fryme të re bashkëpunimi mes njëri tjetrit.