Tensionet në Kosovë, Peleshi te ‘Siguria’: Kemi 89 trupa pjesë të KFOR, kordinojmë veprimet me NATO-n

17 Janar 2023, 14:53

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është thirrur në Komisionin e Sigurisë në një seancë dëgjimore nga deputetët demokratë për të raportuar mbi qëndrimin e Shqipërisë për Sigurinë Kombëtare pas situatës në Veri të Kosovës. Peleshi tha se çdo veprim që ndërmarrin lidhur me tensionet në veri të Kosovës e koordinojnë me NATO-n. Ndërkohë, ai theksoi se Shqipëria aktualisht ka 89 trupa që shërbejnë në KFOR. Sipas Peleshit, kanë shtuar prezencën në KFOR sepse vetëm kështu mund të garantohet integritetit territorial i Kosovës.