Tentuan arratisjen, u tortuan në degën e brendshme. Zhdukja e dy shkodranëve...

17 Maj 2019, 20:26

Pjesa e dyte e emisionit Pa Gjurme dt 17 Maj. Edi është djali i vetëm i familjes Hysenaj nga Shkodra. Cifti Zef e Albina kishin dy fëmijë Fabiolën dhe Edin, ky i fundit i zhdukur që prej vitit 1993. Ishte në vitin e parë të shkollës së mesme kur ende një i ri adoleshent asokohe kur bashkë me shokun e tij Fran Pjetrin vendosin të kalonin kufijtë për një të ardhme më të mirë. Të dy shokët tentojnë arratisjen në vitin 1990 në prag të ndryshimeve të mëdha politike, pa i vënë në dijeni familjarët dhe në qytetin e Kukësit kapen nga policia, e cila i çon në degën e brendshme dhe aty dhunohen ndërsa mbahen 24 orë. Lajmoërohen familjarët  dhe më pas vjen gjyqi. Edi dhe Frani ishin ende të shokuar nga tortuarat që ishin bërë mbi ta, por gjithsesi nuk hoqën dorë nga qëllimi i tyre për të ikur jashtë Shqipërisë. Me hapjen e kufinjve në vitin 1992 kalojnë në Greqi por përsëri kapen nga policia, kësaj here nga ajo greke dhe kthehen në Shqipëri. Port ë rinjtë nuk u ndalën. Ishtë 23 shtatori i vitit 1993 kur për të dy shokët ishte dita e vendimit të madh, pa vënë në dijeni familjet ata largohen.Askush nuk mësoi drejtimin e tyre. Askush nuk pati më kurrë dijeni se cili ishte destinacioni i dy shokëve. Përveç dikujt që i kishte parë atë ditë të largimit të tyre në drejtim të stacionit të trenit. Në vitin 2005 babai i tij Zefi bën denoncimin në polici për humbjen e djalit të tij Edi Hysenaj, ndërsa pas zhvillimit të një séance gjygjësore, sot ky 44-vjecari është shpallur i zhdukur edhe nga Interpoli…