Tërhiqet nga shkarkimi i Alibeajt? Salianji: Nuk e kemi me nxitim! Shohim çdo mundësi bashkimi

16 Janar 2023, 16:33

Ervin Salianji duket se është tërhequr nga nisma e tij për të shkarkuar Enkelejd Alibeajt, duke thënë se “nuk e ka me nxitim”, por do të shqyrtohet çdo opsion i mundshëm që çon drejt bashkimi të demokratëve.  Edhe pse tha se 60% e deputetëve e mbështesin nismën, Salianji s’i bëri publik emrat dhe as nuk i dorëzoi firmat në Kuvend.